Spanja prezanton planin me 4 faza. Në fund të qershorit vendi kthehet në “normalitetin e ri”

E mërkurë, 29 Prill 2020 08:58

Spanja ka prezantuar planin me katër faza për lehtësim të masave të izolimit dhe kthimit në “normalitetin e ri” deri në fund të muajit qershor, pas situatës së krijuar me koronavirus, shkruan sot BBC.

Sipas kryeministrit Pedro Sanchez, qe ka bere me dije fazat e hapjes, secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, sipas shkallës së infektimit.

Katër ishuj spanjollë do të jenë të parët që do të lehtësojnë masat nga 4 maji, duke vazhduar më vonë me pjesën tjetër të territorit spanjoll një javë më vonë.

Nga shpërthimi i koronavirusit në Spanjë kanë vdekur gati 24,000 persona.

Ky shtet ka marrë disa prej masave më të ashpra të izolimit në gjithë botën nga 14 marsi, duke përfshirë edhe ndalimin e lëvizjes për fëmijët për gjashtë javë.

Ka shenja se shkalla e infektimit është duke u ulur. Numri i të vdekurve nga ky virus të martën ka shkuar në 301 sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë për dallim nga një rekord prej 950 viktimave sa ishin regjistruar në fillim të muajit prill.

Numri i të infektuarve po ashtu ka rënë në 1,308, duke shënuar kështu shifrën më të vogël prej kur Spanja ka shpallur gjendje alarmi më 14 mars.

Të dielën, fëmijët spanjollë nën moshën 14-vjeçare do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre për një orë në ditë.

Ndërkohë më 2 maj, gjithë popullsia do të lejohet të ecë dhe të bëjë ushtrime në ambiente të jashtme, nëse shkalla e infektimit vazhdon të bjere.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...