Boris Johnson, kryeministri britanik baba për herë të pestë

E mërkurë, 29 Prill 2020 11:37

BRITANI E MADHE
Kryeministrit Britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të pestë. Ai dhe partnerja e tij Carrie Symonds janë bërë prindër të një djali.
Zëdhënësi i çiftit tha se ata ishin të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit mëngjesin e sotëm, duke shtuar: ‘Të dy nëna dhe fëmija janë mirë’.
“Kryeministri dhe Symonds janë shumë të lumtur të njoftojnë lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër më herët këtë mëngjes”, tha zëdhënësi.
Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”, tha ai me tej. Kryeministri britanik ka edhe 4 femijë nga martesa e parë.
Kryeministri britanik ditën e hënë është rikthyer në krye të qeverisë pas një mungesë të gjatë 3 javore për shkak të infektimit me koronavirus.
Ai doli pozitiv me COVID-19 në muajin mars dhe ka qëndruar në spital për 1 javë, 3 net në terapi intensive. Por fatmirësisht gjithçka kaloi dhe ia tashmë ndodhet në shtëpi pranë familjes shëndoshë e mirë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...