Pas tetë javësh, Italia sot po merr frymë: restoranteve u lejohet të ofrojnë shërbim, parqet po rihapin, lejohen stërvitjet në natyrë, njerëzit mund të vizitojnë të afërmit megjithëse me maska, funeralet me një maksimum prej 15 personash mund të kryhen dhe disa biznese po fillojnë përsëri.
Kryeministri Conte ka paralajmëruar italianët që të mos e dëmtojnë përparimin që kanë bërë duke ulur masat e higjenës dhe duke lejuar të shpërthejnë infeksione të reja. "Më shumë se kurrë", tha ai, "e ardhmja e vendit tonë është në duart tona".
Sapo regjistroi rritjen më të ulët ditore të vdekjeve që nga dita e vendosjes së masave, bllokimi qe shpëtimi i Italisë. Por qe edhe mallkimi i ekonomisë, me një tkurrje të pritshme prej 9% këtë vit. Dhe shumë biznese nuk do të jenë në gjendje të rihapen, të goditur nga një mbyllje që do të lërë plagë të thella.
Italia u bë vendi i parë në botë që urdhëroi një bllokim mbarëkombëtar. Dhe tani, pas më shumë se dy muaj karantinë të detyruar, italianëve u lejohet të rifillojnë disa aktivitete.
Ata do të jenë në gjendje të lëvizin më lirshëm brenda rajonit të tyre, të vizitojnë të afërmit, të shkojnë në parqe që sapo u rihapën dhe të shërbehen deri diku nga restorantet.
Rreth katër milion njerëz llogaritet se janë kthyer në punë.
Sot Italia ka 210.717 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 28.884 vdekje, shteti më i goditur në Evropë nga pandemia.