Korona ‘ndau’ Italinë/ Vdekjet u rritën në veri, u ulën në jug

Hënë, 04 May 2020 18:08

Italia nisi të dalë nga masat e rrepta të kufizimit, pasi u bë një nga vendet më të goditur nga koronavirusi në botë. Tani pritet të shihet se cili është dëmi që ka shkaktuar në Itali kjo sëmundje.

Instituti i Statistikave në Itali thotë se numri i të vdekurve në vend është rritur në mars me 49.4 përqind në krahasim me një vit më parë. Të dhënat vijnë nga shumica dërrmuese e komunave italiane, 87 përqind prej tyre.

Nëse marsin e shkuar shifra e viktimave në vend ishte 65.500, tani ajo ka shkuar afër 90.900. Pra janë mbi 25.400 viktima më shumë, nga këto 54 përqind janë diagnostikuar me Covid-19

Megjithatë, sipas gazetës Repubblica, të dhënat tregojnë një ndarje mes veriut dhe jugut të vendit.

Në veri, vdekjet janë dyfishuar. Për shembull në Bergamo ato janë rritur me 568 përqind. Në Kremona me 371 përqind, në Breshia me 291 përqind, Piaçenza me 265 përqind, e kështu në Pavia me 133 përqind, Mantova me 122 përqind.

Por duke nisur nga Roma, shifrat ndryshojnë. Atje numri i të vdekurve në marsin e sivjetëm ka shënuar ulje me 9.4 përqind në krahasim me vitin e shkuar. Në Lacio janë afër 400 më pak të vdekur se një vit më parë.

Më poshtë në Napoli, vdekshmëria ka regjistruar një shifër prej minus 0.9 përqind.

Login to post comments