Testohet për herë të parë aplikacioni që synon gjurmimin e personave të infektuar nga koronavirusi.

Tuesday, 05 May 2020 11:25

‘NHS’ është aplikacioni që synon që të gjurmojë përhapjen e koronavirusit, i cili po testohet për herë të parë në ne Isle of Wight. BBC shkruan se të parët që do të provojnë këtë aplikacion do të jenë këshilli dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Më pas ai do të shpërndahet gjerësisht në ishull duke nisur nga e enjtja.

Nëse rezulton se aplikacioni është i suksesshëm, ai do të aplikohet në shkallë vendi brenda disa javësh.

Por, ky aplikacion ka ngritur shqetësime për privatësinë, megjithëse ministrat thonë se aplikacioni është hartuar për të gjurmuar personat me koronavirus dhe për vjedhjen e të dhënave. Aplikacioni synon të gjurmojë shpejt kontaktet e fundit të secilit që testohet pozitivisht me COVID-19. Kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për të dalë nga bllokimi, i cili synon të ketë testime të gjera dhe gjurmim të kontaktit për të monitoruar dhe zvogëluar çdo shpërthim të mundshëm në vijim.

Sekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha se nëse aplikacioni rezulton i sukseshëm ai do të përfshihet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri në mesin e majit. Ndërkohë, udhëheqësi i Punës Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për një “konsensus kombëtar” në trajtimin e virusit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar fillon fazën e rihapjes graduale.

Login to post comments