SPANJE
Numri i shifrave ditore të vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka pësuar ulje.
Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 213 persona. 44 më pak së një ditë më parë, duke shkuar në 26,070 numri total i vdekjeve.
Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 221 mijë. Gjithashtu është rritur dhe numri i të shëruarve i cili kaluar shifrën e 128 mijë .
Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, varësisht prej shkallës së infektimit.
Katër ishuj spanjollë sihin të parë që lehtësuan masat që prej ditës se hënë 4 maji, duke vazhduar më vonë me pjesën tjetër të territorit spanjoll një javë më vonë.