Ka shkuar në 150 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se ka humbur betejën me këtë virus edhe ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.
Mediat raportojnë se Kremastinos ndodhej ne shpital prej me shume se 1 muaj pasi kishte dhe komplikacione ne rruget e frymemarrjes. Klasa politike greke shprehu ngushellimet e saj per vdekjen e tij.
Kujtojmë se Kremastinos ishte mjek ne profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.