OBSH e konfirmon: Tregu i Wuhan ka luajtur rol në përhapjen e COVID-19, duhet hetuar

Premte, 08 May 2020 17:03

Një treg në qytetin kinez të Wuhanit ka luajtur rol në shpërthimin e koronavirusit vitit e kaluar, si burim ose ndoshta si një “ambjent nxitës”, njoftoi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila megjithatë bëri thirrje për më shumë hulumtime në këtë drejtim.

Autoritetet kineze e mbyllën tregun në janar, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit dhe urdhëruan një ndalim të përkohshëm të tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra.

Tregu ka luajtur një rol në këtë ngjarje, kjo është e qartë. Por se çfarë roli ende nuk e dimë, nëse ishte burimi, mjedisi që thjesht e aplifikoi situatën apo ishte thjesht rastësi që disa raste u zbuluan aty apo rreth atij tregu“, tha doktor Peter Ben Embarek, një ekspert i OBSH-së për sigurinë ushqimore dhe viruset që të transmetohen nga kafshët tek njeriu.

Nuk ishte e qartë nëse kafshët e gjalla vetë shitësit apo blerësit e infektuar mund ta kenë sjellë virusin në treg, tha ai gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Por sipas sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo ekziston “një sasi e konsiderueshme provash” se virusi doli nga laboratori i Wuhan-it, duke shtuar se megjithatë se kjo gjë nuk ishte e sigurt.

Asnjë provë e bërë publike nuk e lidh shpërthimin me laboratorin e Wuhanit dhe shkencëtarët thonë se koronavirusi duket se është zhvilluar në natyrë. Një raport i agjencive gjermane të zbulimit që u publikua nga gazeta “Der Spiegel”, hedh dyshime mbi pohimet e zotit Pompeo.

Eksperti i OBSH-së Ben Embarek nuk i komentoi pohimet e zotit Pompeo. Ai vuri në dukje se studiuesve iu desh një vit për të identifikuar devetë, si burim i virusit MERS (Sindromi i frymëmarrjes së Lindjes së Mesme), një lloj i koronavirusit që u shfaq në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe u përhap në Lindjen e Mesme, duke shtuar se: “nuk është shumë vonë”.

Për sa i përket hetimeve, Kina ka shumë të ngjarë apo shumë mundësi, të ketë gjithë ekspertizën e nevojshme për t’i kryer ato. Ata kanë shumë studiues tejet të kualifikuar për këtë“, tha eksperti i OBSH-së .

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...