Arrin në katër milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën

Saturday, 09 May 2020 11:13

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën e katër milionë personave, sipas faqes së internetit “Worldometer”.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, ka arritur në mbi katër milionë numri i rasteve me COVID-19 deri më tani në mbarë botën.

Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 1 317 852 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 260 117, Italia me 217 185, Britania e Madhe me 211 364, Rusia me 187 859, Franca me 176 079, Gjermania me 170 489, Brazili me 151 088, Turqia me 135 569, dhe Irani me 104 691 raste.

Ndërkohë në Kinë ku është shfaqur virusi janë regjistruar 82 886 raste.

Vendet tjera me mbi 20 mijë raste janë si më poshtë:

“Kanadaja (66 313), Peruja (61 847), India (59 693), Belgjika (52 011), Holanda (42 093), Arabia Saudite (35 432), Ekuadori (30 298), Zvicra (30 207), Meksika (29 616), Portugalia (27 268), Pakistani (26 435), Kili (25 972), Suedia (25 265), Irlanda (22 541), Singapori (21 707), Bjellorusia (21 101) dhe Katari (20 201)”.

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 275 423 persona, ndërkohë janë shëruar 1 375 748 persona të infektuar si dhe vazhdon ende trajtimi për 2 349 102 persona të infektuar aktiv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...