Italia ka pësuar një rritje të lehtë të viktimave nga COVID-19 me 179 të vdekur në 24 orët e fundit, 14 më shumë se dje.
Totali i viktimave shkon në 30 mijë e 739 kurse të infektuarit e regjistruar deri më sot janë 219 mijë e 814.
Lajmi i mirë është se në spitale Italia ka 13 mijë e 539 me COVID-19, nga të cilët 999 prej tyre në terapi intensive.