SHBA
Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk resht së akuzuari OBSH-në. Pasi e akuzonte që i kushtonte vëmendje vetëm Kinës sa i përket koronavirusit por edhe se nuk iu përgjigj si duhet pandemisë, tani vjen një tjetër akuzë.
Trump thotë se OBSH i dha vendime të gabuara SHBA-së sa i përket pandemisë dhe koronavirusit. Sipas tij Presidenti kinez i bën presion të vazhdueshëm dhe kështu janë kthyer në një kukull të Kinës.