Ekspertët kanë paralajmëruar se vaksina që po prodhohet për koronavirusin nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, mund të mos i ndalojë njerëzit të infektohen nga koronavirusi.
Rezultatet e studimit të Universitetit të Oksfordit, kanë treguar që vaksina nuk ka arritur të parandalojë infeksionin tek kafshët, dhe nuk i ndalon ata që të përhapin infeksionin tek të tjerët.
Gjashtë majmunë rezus ia dha doza ChAdOx1 nCoV-19 dhe ata rezultuan pozitive ndaj koronavirusit 28 ditë më vonë. Për krahasim, studiuesit gjithashtu infektuan tre majmunë jo të vaksinuar.
Të gjitha kafshët u monitoruan për shtatë ditë për të parë nëse ishin të infektuar me Covid-19. Dr William Haseltine, një ish-profesor i Shkollës Mjekësore në Harvard, zbuloi se majmunët që morën vaksinën kishin të njëjtën sasi të virusit në hundët e tyre si tre majmunët jo të vaksinuar.
“Sidoqoftë, sasia e gjenomit të virusit të zbuluar në hundët e majmunëve të vaksinuar dhe të pa vaksinuar ishte e njëjtë dhe kjo është shqetësuese. Nëse kjo tregon të njejtën gjë që ndodh tek njerëzit, atëherë njerëzit e vaksinuar mund të infektohen.
Ekipi, megjithatë, vuri në dukje se majmunët e vaksinuar kishin ngarkesë më të ulët virale sesa ata që nuk morën dozën. Për më tepër, autopsitë e kafshëve nuk kanë treguar prova të pneumonisë virale dhe ndonjë sëmundje inflamatore në indet e tyre të mushkërive.
“Nëse këto rezultate do të jenë të ngjashme te njerëzit, vaksina ka të ngjarë të sigurojë mbrojtje të pjesshme kundër sëmundjes por nuk ka gjasa të zvogëlojë transmetimin në komunitetin e gjerë,” shtoi Riley.
Kjo tregon që trajtimi, i cili është financuar me 90 milion nga qeveria, mund të mos ndalojë përhapjen e koronavirusit.