Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh kundër izolimit ekonomik gjatë pandemisë së koronavirusit, pas një video-konference me drejtorët e pesë organeve kryesorë ndërkombëtarë ekonomike dhe financiare në Berlin.
merkel
“Përgjigja ndaj pandemisë sigurisht nuk mund të sjellë racionalizimin e të gjithë zinxhirëve të furnizimit ndërkombëtar, kështu që të gjithë do të paguajnë një çmim shumë të lartë”, tha Merkel, shkruan “NTY”.
“Papunësia do të çojë në varfëri dhe me pas në uri”, vazhdoi Merkel, duke shtuar se sigurimi i ushqimit për njerëzimin ishte e një rëndësie jetësore.
Merkel theksoi, gjithashtu, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar midis vendeve, si edhe bëri thirrje për reforma në organin tregtar global.