ITALI
Përqafimi i së dashurës në rrugë i ka kushtuat shtrenjtë një të riu në Itali. Një djalë rreth 20 vjeç përqafoi të dashurën e tij ndërsa po shëtiste në qendër të Pavia-s (Itali) dhe u gjobit për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.
I riu u gjobit nga patrulla e policisë së zonës me 400 euro, gjobë e cila ulet në 280 euro nëse paguhet brenda 30 ditësh.
Si djali edhe e dashuria e tij ishin të pajisur me maska. Italia si të gjithë shtetet në botë ka kaluar në fazën 2 të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.
Në shtetit fqinjë janë hapur të gjithë ndërmarrjet, bizneset, parikerite, baretdhe restorantet. Por të gjithë duhet të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe të personat që levizin në vende publike duhet të mbajnë.
Deri tani Italia është një nga shtetet me të prekura nga koronavirusi. Ajo numëron 229 858 persona të infektuar me koronavirus, nga të ciilët kanë humbur jetën 32 785.