Vendet më të fuqishme europiane kanë nënshkruar marrëveshjen për të dorëzuar dhe shpërndarë në fund të 2020 400 milionë doza vaksine falas.
Vaksina është e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe do të prodhohet nga kompania farmaceutike ”AstraZeneca” e cila ka synim prodhimin e 2 miliardë vaksinave.
Siç raportojnë mediat e huaja, vaksina deri tani është në një fazë të përparuar eksperimentale teksa planifikohet të mbrojë ndaj COVID-19 për 1 vit.