NATO po përgatitet për një valë të dytë të mundshme të pandemisë së koronavirusit dhe po grumbullon rezerva pajisjesh mjekësore dhe materialesh për t’u përballur me të, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.
“Ne po përgatitemi për një valë të dytë të mundshme”, tha ai gjatë një videokonferencë për shtyp, në prag të një takimi të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës.
“Do të krijohet, gjithashtu, një fond i veçantë prej disa milionë eurosh, për të blerë pajisje mjekësore dhe për të paguar transportin e mjekëve dhe pacientëve, kur të jetë e nevojshme”, shtoi Stoltenberg.
Sipas tij, këto masa do të mundësojnë një reagim më të shpejtë ndaj një valë të dytë të mundshme të pandemisë, në mënyrë që ndihma thelbësore të arrijë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.//ATSH