'Ndarja e Kosovës'/Grenell akuzon John Bolton: Nuk po ndiqte politikën e Trump

Saturday, 20 June 2020 18:18

 

Libri i ish-këshilltarit të sigurisë, John Bolton përfshin informacione shpërthyese mbi presidentin e Amerikës, Donald Trump.
Sipas mediave amerikane, Bolton akuzon ish-shefin e tij se kishte kërkuar ndihmë nga presidenti kinez Xi Jinping për të fituar një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit 2020.
Sipas tij, Trump kërkonte që Pekini të blinte prodhime bujqësore nga fermerët amerikanë dhe kishte mbështetur regjimin e ndërtimit të kampeve të përqendrimit për komunitetin shtesë në Kinë.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe Richard Grenell, i dërguari i Trump për të udhëhequr dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili pranoi se kishte një problem specifik me Bolton sa i përkiste çështjes së dialogut.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë ne do t’i kemi të dy bashkë në Shtëpinë e Bardhë të shtunën e ardhshme për të folur për një lëvizje dhe marrëveshje historike. E megjithatë unë po luftoj vazhdimisht thashethemet për shkëmbime të territorit midis dy vendeve”, ka thënë Grenell në një intervistë televizive

“Kjo nuk është politika e Trump,” shtoi ai, “por kur gërmon thellë, të dy palët thonë: Epo, kjo është ajo që tha John Bolton. Dhe kështu, unë po luftoj të gjitha thashethemet, sepse Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump”, shtoi Grennell.

Sipas Grenell, konflikti midis Bolton dhe Trump është një mikrokozmos i konfliktit midis Uashington dhe pjesës tjetër të Amerikës.

“Unë mendoj se ajo që duhet të bësh është kur të regjistrohesh për të punuar për një president si Trump, i cili dëshiron të ndryshojë Uashingtonin, nuk mund të jesh dikush si John Bolton, i cili jeton në Uashington DC, karriera e të cilit është Uashington DC, i cili dëshiron të kthehet në Uashington DC dhe të sigurojë të gjitha paratë e tij në Uashington DC”, tha Grenell.

“Kjo nuk është më një luftë për republikanët kundër demokratëve. Kjo është lufta e Uashingtonit, kundër pjesës tjetër të Amerikës”, përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...