Komisioni Europian njoftoi sot se do të përpiqet të forcojë diversitetin e tij të brendshëm.
“Komisioni do të punojë për të identifikuar origjinën e mangësive dhe të kërkojë t’i korrigjojë ato në rekrutimin, trajnimin dhe mjedisin e vendit të punës”, tha zëvendëspresidentja, Vera Jourova.
“Një plan konkret veprimi do të prezantohet në vjeshtë”, shtoi ajo.
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian është kritikuar në të kaluarën që nuk ka ndërmarrë veprime për të rritur përfaqësimin e grupeve etnike të pakicave në forcën e tij të punës./