Me anë të një video-mesazhi, kancelarja gjermane Angela Merkel foli për sfidat me të cilat do të përballet vendi I saj, kur më datë 1 Korrik, vendi të marrë rolin e Presidencës së Këshillit të BE-së.
Slogani i gjermanisë për këtë vit do të jetë “Së bashku për rimëkëmbje”, dhe kjo për shkak të situatës së krijuar në bllok por jo vetëm, nga pandemia e covid-19.
Sinkron
“Ashtu sikurse mund të keni dëgjuar tashmë, më 1 Korrik Gjermania do të marrë Presidencën e këshillit të Bashkimit Evropian për 6 muaj. Ne po e marrim këtë rol në një situatë të cilën Bashkimi Evropian nuk e ka përjetuar më parë. Pandemia e coronavirusit ka lënë pasoja të mëdha, në shëndetësi, ekonomi dhe shoqëri. Ajo gjithashtu I ka kushtuar jetën më shumë se qindra mijëra personave në evropë. Dhe ccelësi I arrijteve te BE-së, si liria e lëvizjez dhe kufijtë e lirshëm, mbeten ende nën kufizime. Moto të cilën ne kemi përzgjedhur për presidencën tonë është: Së bashku për rimëkëmbje.”
Kancelarja foli edhe për 3 ccështje të cilat do të jenë kryesore gjatë presidencës Gjermane. E para do të jetë ndryshimi klimatik, digjitalizimi dhe polarizimi në rritje.