Presidenti amerikan Donald Trump, që ka kundërshtuar prej kohësh të mbante një maskë për fytyrën në publik, thotë se ai është “për maskat” dhe ato e bëjnë atë të duket si Lone Ranger.
Lone Ranger është një personazh filimi, ish-rojtar nga Teksasi i maskuar, i cili luftoi të jashtëligjshmit në Perëndimin e vjetër Amerikan me mikun e tij Tonto. Personazhi është quajtur një ikonë e qëndrueshme e kulturës amerikane.
Trump gjithashtu pohoi se maskat e fytyrës nuk kanë nevojë të bëhen të detyrueshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.Ai përsëri parashikoi që infeksioni do të “zhdukej”, pasi SHBA kapi një rekord të ri prej 52 000 rastesh të të infektuarve në një ditë.
Vërejtjet e tij për Fox News vijnë një ditë pasi një republikan i lartë i bëri thirrje Trump të vinte një maskë si një shembull.
Tani SHBA ka gati 2.7 milionë persona të infektuar të konfirmuar me Covid-19 dhe më shumë se 128,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur pandeminë.
Çfarë tha presidenti?
Duke folur për Rrjetin Fox Biznes të mërkurën, Z. Trump tha: “Unë jam plotësisht për maskat”.
Kur u pyetën nëse ai do të vinte një të tillë, presidenti tha: “Nëse do të isha në një situatë të ngushtë me njerëz do të bëja, absolutisht”. Ai shtoi se njerëzit e kanë parë atë ta vendoste një më parë.
Z. Trump tha se ai nuk do të kishte “asnjë problem” për të mbajtur një maskë publikisht, duke e krahasuar veten me Lone Ranger.
Por presidenti përsëriti se ai nuk mendonte se duhej të ishte e nevojshme mbulimi i fytyrës në të gjithë SHBA-të, sepse ka “shumë vende në vend ku njerëzit qëndrojnë në distancë”.
“Nëse njerëzit ndjehen mirë për këtë, ata duhet ta bëjnë atë.” Z. Trump u pyet gjithashtu në intervistën e tij nëse ai ende beson se koronavirusi do të “zhduket” një ditë. “Po” tha ai. “Besoj. Po, sigurisht. Në një moment”.
Gjatë festimeve të Z. Trump për Ditën e Pavarësisë më 3 korrik në Mount Rushmore, përkrahësit e tij të pranishëm nuk do të detyrohen të veshin maska ose të ruajnë distancimin social.
Çfarë ka thënë Trump më parë për maskat?
Kur Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në prill filluan të rekomandojnë njerëzit të vendosin maska ose mbulesa në publik për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit, zoti Trump u tha gazetarëve se nuk do të ndiqte praktikën.
“Nuk mendoj se do ta bëj atë”, tha ai atëherë. “Vendosja e një maskë për fytyrën ndërsa përshëndes presidentët, kryeministrat, diktatorët, mbretërit, mbretëreshat – thjesht nuk e shoh atë”.
Por zoti Trump ka theksuar vazhdimisht se zgjedhja për të ndjekur udhëzimet zyrtare shëndetësore rreth maskave është një vendim personal. Muajin e kaluar, ai i tha Wall Street Journal se disa njerëz mbajnë vetëm maska si një deklaratë politike kundër tij.
Në maj, gjatë një vizite në një fabrikë në Michigan, ai u tha gazetarëve se hoqi një maskën e fytyrës para se të dilte para kamerave sepse “ai nuk dëshironte t’i jepte shtypit kënaqësinë ta shihte ashtu”.
Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur zgjedhjen e presidentit duke thënë se të gjithë në kontakt me të janë testuar shpesh për koronavirus, dhe po kështu është edhe vetë zoti Trump. Vajza e presidentit Ivanka Trump, është parë gjithashtu me një maskë në publik.