Policia u përplas sërish me protestuesit në Beograd, teksa u shënua nata e tretë e protestave të dhunshme.
Demonstruesit vazhdojnë të sfidojnë urdhrin që ndalon grumbullimin e njerëzve.
Edhe këtë herë, protestuesit sulmuan godinën e parlamentit, duke tentuar që të futen brenda.
Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe përplasja u zhvendos në rrugë.
Ndërkohë portali Nova në Serbi raporton se ushtria ka refuzuar urdhrin për të marrë pjesë në shtypjen e protestave. Portali shkruan se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve.