Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.
Në 24 orët e fundit autoritetet e Emergjencave Civile bëjnë me dije se kanë humbur jetën 7 persona të tjerë ndërkohë që 188 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Që nga nisja e pandemisë në Itali 34.945 persona kanë humbur betejën më virusin vdekjeprurës ndërsa të infektuarit janë mbi 242 mijë.
Numri i të shëruarve vijon të rritet ndjeshëm ku vetëm në ditën e fundit janë 307 personat që i kanë shpëtuar “kthetrave” të Covid-19.