Meksika ka parakaluar Italinë sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19. Plot 35 mijë të vdekur numëron sot Meksika gjatë pandemisë teksa të infektuar gjithashtu ka më shumë se Italia por edhe Britania që është vendi me më shumë raste me koronavirus në Europë.
Rreth 300 mijë të infektuar ka në Meksikë, shifër që nuk e ka arritur deri më sot asnjë vend europian. Por një tjetër vend, si Peruja këtë shifër e ka tejkaluar tashmë dhe renditet e 5-ta në botë për të infektuar.
Kurse edhe Afrika e Jugut ka një mori rastesh, 276 mijë deri tani, më shumë se Italia dhe Spanja.