×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

(Foto+ video) Përmbytjet në Spanjë, 1000 derra ngordhin

E Enjte, 19 Prill 2018 13:40

Më shumë se 1000 kafshë janë mbytur në një fermë në Spanjë.

Pronarët e fermës, në Villafranca de Ebro, në Spanjë janë paralajmëruar nga qeveria lokale që të evakuojnë kafshët pasi pritej një përmbytje e rrezikshme në zonë, por ata vendosën të mos i evakuonin kafshët.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë mbërritur menjëherë në fermë, dhe kanë nxjerrë këto pamje tronditëse ku derrat dhe kafshë të tjera përpiqen të shëptojnë nga uji duke ngritur kokën lart, ndërsa shumë prej tyre janë mbytur.

Një zëdhënës i qeverisë lokale është shprehur në media se 43 ferma janë kontaktuar përpara përmbytjeve dhe janë shpëtuar më shumë se 46.895 kafshë raporton Daily Maily.

Sidoqoftë, pronarët e fermës së derrave në Villafranca e injoruan lajmërimin duke u bërë shkaktar të 1000 kafshëve.

Qeveria tha:” Është detyra e pronarëve të fermës që të shpëtojnë kafshët e tyre”.

Ndërkohë punonjësit e shërbimit për mbrojtjen e natyrës u përpoqën t’i shpëtonin kafshët e gjora por niveli i ujit ishte aq i lartë sa nuk mundën ta përfundonin operacionin e nisur.

Ata u shprehën për mediat se nëse evakuimi i kafshëve do të fillonte më parë, ato do të ishin shpëtuar.

Organizata për mbrotjen e kafshëve, denoncoi rastin në fjalë por asnjë nuk është arrestuar deri tani.

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 13:44

Video

Login to post comments