Në mes të gjëmimit të sirenave, Izraeli nderon viktimat e Holokaustit

E Enjte, 28 Prill 2022 15:52

 

Sirenat gjëmuan në të gjithë Izraelin mëngjesin e së enjtes, ndërsa vendi mbajti frymën në një ritual të përvitshëm në nderim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.

Njerëzit ndaluan kudo ku po ecnin, shoferët ndaluan makinat dhe dolën nga automjetet, duke ulur kokat në kujtim të viktimave të gjenocidit nazist, njofton Euronews.

Ceremoni ishin planifikuar gjatë gjithë ditës në memorialin kombëtar të Holokaustit të Izraelit, parlamentin dhe gjetkë.
Izraeli u themelua në vitin 1948 si një vend i shenjtë për hebrenjtë pas Holokaustit. Rreth 165 mijë të mbijetuar jetojnë në Izrael, një popullsi në pakësim që është gjerësisht e nderuar, por që po lufton me varfërinë.

Duke e filluar ditën e përkujtimit të Holokaustit në Yad Vashem, në memorialin e Izraelit, kryeministri Naftali Bennett i bëri thirrje botës të ndalojë krahasimin e Holokaustit me ngjarje të tjera në histori.

Ai foli pasi Presidentët e Ukrainës dhe të Rusisë hoqën paralele mes luftës së tyre në vazhdim dhe gjenocidit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Izraeli bën përpjekje të mëdha për t’i përkujtuar viktimat e Holokaustit. Restorantet dhe vendet e argëtimit rrinë mbyllur ditën e përkujtimit të Holokaustit, radiot luajnë muzikë të trishtë dhe stacionet televizive ia kushtojnë programet e tyre, dokumentarëve dhe materialeve të tjera të lidhura me Holokaustin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...