Kuleba akuzon NATO-n: Nuk po bëni asgjë përballë agresionit rus

E Enjte, 26 May 2022 09:32

 

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba akuzoi NATO-n se "fjalë për fjalë nuk po bën asgjë" për t'u marrë me agresionin rus.

Kuleba tha se para fillimit të luftës më 24 shkurt, ukrainasit e shihnin NATO-n si "një fuqi" dhe BE-në si një institucion që "nuk bëri asgjë tjetër veçse shprehu shqetësime".

Por – shtoi ai – “lufta ka bërë që maskat të bien”. Dhe ne kemi parë "vendime revolucionare të marra nga Bashkimi Evropian, të cilat ata vetë nuk e prisnin t'i merrnin".

Kështu, ndërsa Ukraina ka përfshirë aspiratat euro-atlantike në Kushtetutën e saj, ajo tani e sheh anëtarësimin në BE si një prioritet.

 

"Nuk ka parakushte për rifillimin e negociatave" - Për rifillimin e negociatave, ministri tha se Ukraina nuk ka parakushte, duke mohuar atë që është thënë deri më tani nga presidenti Zelensky. "Ne nuk kemi parakushte - shpjegoi ai -. Problemi është se Rusia nuk po dërgon asnjë mesazh se ajo me të vërtetë dëshiron të ulet dhe të flasë me mirëbesim. Ne vlerësojmë çdo përpjekje që synon të gjejë një zgjidhje diplomatike, por atë që shohim në terren dhe nga analiza e vendimeve të marra nga Moska është se Rusia është fokusuar në luftë dhe jo në diplomaci.Jemi dakord që armëpushimi mund të ndihmojë, por unë jam 100% i bindur se kur Rusia ta pranojë atë, do të jetë vetëm për të mos e humbur luftën, deri atëherë lufta do të vazhdojë”, ka shtuar ai.

Perëndimi të na sigurojë armët e nevojshme, ose do të ketë më shumë vdekje dhe shkatërrim" - Lidhur me situatën në Donbass, kreu i diplomacisë tha se ishte "jashtëzakonisht negative" për trupat ukrainase dhe i kërkoi Perëndimit që të sigurojë raketa të shumta Mlrs sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse Kievi nuk i merr këto armë raketore së shpejti, situata do të bëhet "edhe më e keqe". Më pas, duke iu drejtuar Berlinit, ai shtoi: "Ëndrra jonë janë tanket gjermane Leopard. Nëse nuk kemi armët e nevojshme, kjo do të çojë në më shumë vdekje dhe shkatërrim," tha ai

Modifikuar më Premte, 27 May 2022 08:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...