“Rusia duhet të njihet zyrtarisht si shtet terrorist”- Volodymyr Zelensky: Pushtuesit janë të etur të shtrihen më tej në Europë

Diel, 29 May 2022 09:21

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim gjatë orëve të natës duke vënë theksin te fushat kyç të luftës, Severodonetsk, Lysychansk, Bakhmut dhe Popas.

“Ne punojmë çdo ditë për të forcuar mbrojtjen tonë, kryesisht me furnizimin me armë. Ne po i afrohemi çdo ditë e më shumë ditës kur ushtria jonë do t’ia kalojë pushtuesit.

Kjo varet shumë nga partnerët, nga gatishmëria e tyre për t’i ofruar Ukrainës gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur lirinë. Dhe pres lajme të mira për këtë javën e ardhshme”, u shpreh ai.

 

Ai tha se kishte pasur bombardime në qytetin e Mykolaiv të shtunën, me një person të vrarë dhe shtatë të plagosur.

“Përsëri dhe përsëri do t’i kujtoj botës se Rusia më në fund duhet të njihet zyrtarisht si një shtet terrorist, një shtet sponsor i terrorizmit.

Kjo është thjesht e vërtetë. Kjo është e drejtë dhe pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe janë të etur për ta sjellë më tej në Evropë. Dhe kjo duhet të sanksionohet ligjërisht”, deklaroi Zelensky

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...