Aktori i Hollivudit takon Zelenskyn: Ju jeni heroi im! Është inspiruese mënyra si keni mobilizuar botën

Tuesday, 21 June 2022 10:40

 


Aktori i Hollivudit dhe ambasadori i vullnetit të mirë i Kombeve të Bashkuara, Ben Stiller, e ka konsideruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si heroin e tij, gjatë një vizite në Kiev.

“Ajo çfarë keni bërë, mënyra si keni mobilizuar shtetin, botën, është vërtet inspiruese”, ka thënë ylli amerikan 56-vjeçar, duke iu referuar fjalimeve të Zelenskyt para parlamenteve në gjithë botën.

 

“Është nder i madh për mua… ju jeni heroi im”, ka thënë Stiller, i cili është emëruar ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së më 2018.

 

Vizita e tij në Kiev dhe takimi me Zelenskyn janë realizuar në Ditën Botërore të Refugjatëve.

 

Zelensky dhe Stiller kanë diskutuar nevojat e personave të zhvendosur përkohësisht në Ukrainë dhe Poloni, të cilët Stiller i ka vizituar para se të takonte Zelenskyn.

 

Gjatë vizitës së tij, Stiller ka vizituar edhe lagjet e Irpinit, ku janë zhvilluar luftime të ashpra në ditët e para të luftës.

“Mendoj se është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh këtu, nëse nuk keni qenë personalisht në këto ambiente”, i ka thënë ai Zelenskyt.

 

Të dy kanë folur edhe për karrierat që kanë pasur si aktorë komedianë.

”Ju keni hequr dorë nga një karrierë e mrekullueshme aktrimi”, i ka thënë Stiller, Zelenskyt.

 

“Jo aq të mirë sa e juaja”, i është përgjigjur Zelensky.

Para fitores në zgjedhjet presidenciale më 2019, Zelensky është njohur më së miri për rolin që ka pasur në një serial televiziv, ku ka luajtur rolin e një mësuesi në një shkollë të mesme./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...