Dorëheqja e Boris Johnson/ Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss i bashkohet garës për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar

Hënë, 11 July 2022 10:42

 

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, iu bashkua të hënën garës për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Truss, e cila ka mbajtur poste ministrore në disa departamente qeveritare, duke përfshirë tregtinë, drejtësinë dhe thesarin, tha se do t’i ulë taksat dhe se do të mbajë një qëndrim të ashpër kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Johnson u detyrua të japë dorëheqje të enjten e kaluar, pasi Qeveria e tij u përfshi në një sërë skandalesh etike.

Rregullat për zgjedhjen e udhëheqësit të Partisë qeverisëse Konservatore, që më pas do të bëhet edhe kryeministër, do të bëhen publike sot.

Kryeministri i ri pritet të marrë postin deri në shtator.

 

“Nën udhëheqjen time, unë do të filloja t’i shkurtoja taksat nga dita e parë, për t’i ndihmuar njerëzit të përballojnë koston e jetesës”, shkroi Truss në Daily Telegraph.

Truss ka kryesuar vazhdimisht sondazhet e bëra nga ueb-faqja britanike, Conservative Home.

Aktualisht janë edhe së paku dhjetë pretendentë që synojnë postin e kryeministrit britanik.

Në fjalimin e dorëheqjes, Johnson ka thënë se është vullneti i Partisë së tij Konservatore që ai të largohet.

 

Përpara largimit të tij, gati 60 deputetë konservatorë të niveleve të ndryshme kanë dhënë dorëheqje brenda dy ditësh, duke vënë në pikëpyetje funksionimin normal të Qeverisë.

Ka pasur akuza se Johnson ka mashtruar publikun në lidhje me sjelljen e papërshtatshme seksuale të një ligjvënësi konservator, për të cilën është thënë se ka qenë në dijeni. /REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...