Arabi Saudite: Joe Biden do të takohet me Princin Mohammed bin Salman, pavarësisht kritikave

Premte, 15 July 2022 09:25

 

Presidenti amerikan Joe Biden do të shkojë në Arabinë Saudite të premten përpara samitit të tij të kritikuar me sundimtarin de-fakto të vendit, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Zoti Biden do të takohet me princin dhe babanë e princit, mbretin Salman.

Dy vjet më parë, ai ishte zotuar ta bënte Arabinë Saudite “të padëshirueshme” lidhur me vrasjen e shkrimtarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 nga agjentët sauditë.

Princi e mohon përfshirjen, por shërbimi sekret amerikan arriti në përfundimin se ai e miratoi atë.

Temat e diskutimit për liderët do të përfshijnë furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin për sigurinë.

Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe përpjekja për rivendosjen e marrëdhënieve, pason një rritje të çmimeve të naftës, e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

SHBA pritet të nxisë zyrtarët sauditë që të angazhohen për rritjen e prodhimit.

Të enjten vonë, Arabia Saudite njoftoi se do të hapë hapësirën e saj ajrore për fluturimet tregtare izraelite - një vendim i mirëpritur nga SHBA.

Vendimi do të bëje që hapësira ajrore e mbretërisë të hapet për të gjithë transportuesit që plotësojnë kërkesat e saj për fluturimet dhe do të hapë rrugën për më shumë fluturime drejt dhe nga Izraeli.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se kjo "hap rrugën për një rajon më të integruar, më të qëndrueshëm dhe të sigurt të Lindjes së Mesme".

Zoti Biden do të bëhet presidenti i parë amerikan që do të fluturojë drejtpërdrejt në Arabinë Saudite nga Tel Avivi, gjë që shihet si një shenjë e vogël por domethënëse, e pranimit në rritje të Izraelit nga Riadi, pas dekadash bojkoti në solidaritet me palestinezët.

Të premten në mbrëmje, zoti Biden do të mbërrijë në qytetin saudit të Jeddah, ku do të takohet me Princin Mohammed për herë të parë që nga marrja e detyrës.

Deri më tani, 79-vjeçari ka këmbëngulur të flasë me Mbretin Salman, për të cilin zyrtarët amerikanë thonë se është homologu i drejtpërdrejtë i zotit Biden.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë refuzuar të thonë nëse Biden do të ngrejë çështjen e vrasjes së Khashoggi, i cili ishte një editorialist i Washington Post dhe jetonte në SHBA.

Ata gjithashtu nuk pranuan të thonë nëse të dy do të shtrëngonin duart.

Takimi ka zemëruar disa nga Partia Demokratike e vetë presidentit amerikan, të cilët duan që ai të përdorë samitin për të sfiduar Arabinë Saudite në lidhje me të drejtat e njeriut.

Javën e kaluar, Adam Schiff, një demokrat i lartë i Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ai nuk do të kishte vizituar këtë vend apo ta kishte takuar Princin Mohammed nëse do të ishte në pozicionin e zotit Biden.

“Ky është një dikush që theri një qytetar amerikan, e preu në copa dhe në mënyrën më të tmerrshme e të paramenduar”, tha zoti Schiff. “Derisa Arabia Saudite të bëjë një ndryshim rrënjësor në aspektin e të drejtave (të saj) të njeriut, unë nuk do të doja të kisha të bëja asgjë me të”.

Zoti Biden e ka mbrojtur vendimin e tij, duke u thënë gazetarëve në fillim të kësaj jave në Jerusalem se "pozicioni i tij ndaj Khashoggi ka qenë kaq i qartë, sa që, nëse ndonjë nuk e kupton atë në Arabinë Saudite apo tjetërkund, nuk paska qenë rreth tij për ca kohë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...