Elon Musk sfidon Twitter-in: Debat publik mbi llogaritë e rreme

Diel, 07 August 2022 11:07

 

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, sfidoi të shtunën shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal, duke i kërkuar një debat publik rreth përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social.

“Të dëshmojë para publikut se Twitter-i ka më pak se 5% në ditë përdorues të rremë!”, shkroi në rrjetin Twitter zoti Musk, përcjell VOA. Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, po ashtu nisi një sondazh duke i pyetur përdoruesit e rrjetit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm në Twitter janë të rremë.

 

Kompania Twitter hodhi poshtë të enjten një pretendim të zotit Musk se ai ishte mashtruar për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

 

 

Zoti Musk ngriti një kundërpadi ndaj rrjetit Twitter më 29 korrik, duke përshkallëzuar kështu betejën e tij ligjore kundër kompanisë, lidhur me ofertën e tij për t'u tërhequr nga marrëveshja për blerjen e firmës Twitter.

 

Zoti Musk tha të shtunën se nëse kompania Twitter ofron të dhëna rreth metodës që përdor për të konfirmuar se llogaritë janë reale, atëherë marrëveshja e tij për të blerë kompaninë do të vazhdojë në bazë të kushteve fillestare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...