Predhat godasin termocentralin e madh në Ukrainë, ja si reagoi SHBA

Diel, 07 August 2022 20:07

 

Predhat goditën një linjë energjie të tensionit të lartë në termocentralin e Zaporizhizhias, duke i shtyrë operatorët të shkëputnin një reaktor pavarësisht nuk u zbulua asnjë rrjedhje radioaktive. Fabrika u kap nga forcat ruse në fillim të Marsit, por ende drejtohet nga teknikët e saj ukrainas.

Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës fajësoi Rusinë për dëmin në termocentralin. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se e përdor atë si një “mburojë bërthamore”, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes tha se dëmtimi i termocentralit ishte shmangur vetëm falë “veprimeve efektive” të njësive të saj.

Këto filmime tregojnë se në disa pjesë të centralit bërthamor rusët po magazinojnë sasi të mëdha armatimesh dhe municionesh. Ndërsa territorin përreth po e minojnë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për akte terrorizmi, pasi sipas tij po dëmtohen qëllimisht strukturat e centralit bërthamor, për të nxitur një tjetër tragjedi si ajo e Çernobilit.

Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore IAEA paralajmëroi se centrali i Zaporizhias është në rrezik nga luftimet dhe mund të shkaktojë një katastrofë me pasoja të paparashikuara, nëse nuk shmangen luftimet. Inteligjenca britanike bëri të ditur se faza e radhës e sulmit rus është të zgjerojë zonën e pushtuar nga jugu i Ukrainës drejt veriut, deri në Zaporizhia, për të marrë kontrollin e gjithë territorit që shtrihet në lindje.

Ndërkaq katër anije mallrash janë nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes. Rifillimi i eksporteve të grurit po mbikëqyret nga një Qendër e Përbashkët Koordinuese në Stamboll, ku po punon personeli rus, ukrainas, turk dhe i OKB-së. Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje pas paralajmërimeve të OKB-së për shpërthime të mundshme të urisë për shkak të ndalimit të dërgesave të grurit nga Ukraina. Para pushtimit, Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin gati një të tretën e eksporteve globale të grurit. Anijet që janë larguar nga portet e Ukrainës përfshinin Glory, me një ngarkesë prej 66,000 ton grurë. Dy anijet e tjera që ishin larguar nga Ukraina ishin Star Helena, me një ngarkesë prej 45,000 ton drithë me destinacion Kinën, dhe Mustafa Necati, që transportonte 6,000 ton vaj luledielli me destinacion Italinë. Papa Françesku gjatë meshës u shpreh se nisja nga portet ukrainase e anijeve të para të ngarkuara me grurë ishte “një shenjë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...