“Bota po ju pret Ju”, mesazhi i Orban drejtuar Trump në konferencën e konservatorëve

Hënë, 08 August 2022 18:27

 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, rikthehet fuqishëm. Krahu ultrakonservator i republikanëve në SHBA demonstroi vullnet për fitore në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik, CPAC në Teksas.

Fjalimet nga bota konservatore e djathtë përmbanin tone luftarake, ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orban ishte krah Trump.

Nuk ka çudi që në fillim të konferencës mbajti një fjalim kryeministri hungarez, Victor Orban. Vetëm para pak ditësh ai u takua me Donald Trump, që e përcaktoi atë si një mik, që si pakkush tjetër e di se ç’ndodh në botë.

Fjalimi i tij u shoqërua me duartrokitje, kur ai përmendi refugjatët ilegalë. Edhe për angazhimin e tij që një familje të mbetet si bashkim i një burri me gruan, Orban mori ovacione të gjata. Konservatorët në SHBA dhe në Hungari duhet të bashkohen, se shohin kulturën e krishterë dhe hebreje në rrezik, në luftë kundër së majtës radikale, tha Orban.

Ai iu drejtua Trump me mesazhin se Bota po të pret ty!

Lexo edhe:
E zgjedhura e Trump fiton garën brenda Republikanëve për Guvernatore të Arizonës
Orban i prerë: BE nuk është në Bruksel, ne jemi një komb i pavarur
Bashkimi i ultra të djathtëve ka qenë një ide që e shoqëron prej kohësh kreun organizator të konferencës, Matt Schlapp. CPAC-në ai e ka organizuar edhe në Hungari e Brazil. Vitin e ardhshëm ai ka planifikuar një konferencë të tillë në Izrael.

Schlapp është gati të shkojë në të gjitha vendet që e ftojnë. Dhe po, natyrisht edhe në Gjermani.

Kurse Orban thotë, se perëndimi është në luftë me veten, të gjithë përkrahësit e globalizimit të shkojnë në djall dhe duhet të fillojë lufta për të rimarrë institucionet në Bruksel e Uashington. Me tone të tilla luftarake shprehen edhe republikanë konservatorë të njohur si Ted Cruz apo Marjorie Taylor Green. Nuk bëhet më fjalë për argumentin më të mirë, por për luftë. Luftë dhe fitore.

Në fund u shfaq edhe Donald Trump. Ata që prisnin që Trump të bëjë të ditur në Teksas kandidaturën për President, morën mesazhin se “ndoshta duhet ta bëjë edhe njëherë”.

“Ju nuk do të ndalni asnjëherë të luftoni. As unë nuk do të ndalem”- përfundoi Trump

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...