I dha fund luftës së ftohtë/ Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov

E mërkurë, 31 August 2022 10:28

 

Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij ndërroi jetë në Moskë në moshën 91-vjeçare. Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

 

Ai shërbeu si sekretari i fundit i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1985–1991) si dhe presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik (1990–1991).

 

Megjithatë ai mbështeti reformat demokratike. Ai miratoi politikat e glasnostit (lirisë së fjalës) dhe nxiti çmilitarizimin në Evropën Lindore. Politikat e Gorbaçovit përfundimisht çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1990-91.

 

Ai luajti një rol kyç në përfundimin e dominimit të Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Lindore. Ai ndihmoi në rrëzimin e Perdes së Hekurt, që ndante shtetet komuniste lindore dhe shtetet jo komuniste perëndimore.

Në çështjet e jashtme, Gorbaçovi kultivoi marrëdhënie më miqësore me shtetet jo komuniste, duke përfshirë dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Gorbaçovi punoi me presidentin e SHBA Ronald Reagan për të pakësuar tensionin politik dhe ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Duke vepruar kështu, Gorbaçovi ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1990 Gorbaçovi mori Çmimin Nobel për Paqen për “rolin e tij udhëheqës në procesin e paqes” në Evropë. Mikhail Gorbachev dha dorëheqjen nga presidenca e Bashkimit Sovjetik më 25 dhjetor 1991. Po atë ditë, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...