BBC: Komuniteti Politik Europian, një klub me një identitet të paqartë

E Enjte, 06 October 2022 12:48

 

Liderët e 44 vendeve evropiane takohen në Pragë të enjten, në një takim të parë historik të një klubi të ri politik të kombeve. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell foli për ndërtimin e një ‘komuniteti politik evropian pa Rusinë e Putinit’. Ideja e Komunitetit Politik Europian u propozua nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Kritikët e thoshin si një ringjallje të ideve të vjetra, ndërsa nuk dihet se cili do jetë roli i saktë. Komuniteti Politik Europian nuk ka institucione apo staf. Kjo ka çuar në pikëpyetje se si do zbatohen këto vendime

BBC

 

Një shenjë paqartësie për atë se çfarë është në të vërtetë Komuniteti Politik Europian vjen më shumë nga fakti se ka pasur mesazhe shumë më të qartë për atë që nuk është.

Nuk është një zëvendësim për NATO-n apo për G7-ën, na thuhet.

Nuk është një ‘dhomë pritje’ paska më e qetë për vendet që dëshirojnë të bashkohen me BE-në.

Nuk është as një forum që do të dominohet nga institucionet e BE-së.

Kjo përkundër ftesave të bëra nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ndërkohë që vetë takimi është vendosur përpara një samiti të BE-së.

Brukseli këmbëngul se thjesht ka lehtësuar forumin- nuk është një ‘BE plus plus’, këmbëngul një zyrtar i lartë.

Takimi i radhës i Komunitetit Politik Europian pas gjashtë muajsh ose një viti, ka të ngjarë të mbahet në Moldavi.

Nëse projekti mbijeton, Britania e Madhe është aktualisht e katërta në radhë për të pritur një samit.

Por zyrtarët britanikë janë të ftohtë kur flasin për Komunitetin Politik Europian, duke këmbëngulur se ata do të largohen nëse gjërat shkojnë në një drejtim të padëshiruar.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...