Lloyd Austin: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Premte, 14 October 2022 08:28

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s zhvilluan të enjten në Bruksel një ditë të dytë bisedimesh për të vlerësuar situatën në Ukrainë, një ditë pasi aleanca u zotua të dërgojë më shumë furnizime të mbrojtjes ajrore në vend. Takimi i NATO-s u mbajt gjithashtu mes planeve të aleancës ushtarake për të mbajtur një stërvitje bërthamore javën e ardhshme si edhe mes shqetësimeve për paralajmërimet e Presidentit Vladimir Putin se ai do të përdorë çdo mjet të nevojshëm për të mbrojtur territorin rus, njofton Zëri i Amerikës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të mbrojnë aleancën

 
 
"Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të përkushtuara ndaj angazhimeve të nenit të pestë. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s nëse është e nevojshme”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se Perëndimi do të qendrojë në krah të Ukrainës për aq kohë sa duhet.

“Në veçanti, ne do t'i ofrojmë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Unë gjithashtu mirëpres mesazhin shumë të fortë nga komuniteti ndërkombëtar dje. Votimi në OKB ishte një dënim i qartë i aneksimit të paligjshëm të territoreve të Ukrainës dhe një thirrje e qartë ndaj Rusisë, Presidentit Putin që t’i anulojë këto vendime dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg.

Udhëheqësit ukrainas po u kërkojnë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë me rreze më të gjatë veprimi për të vazhduar kundërsulmin e tyre të suksesshëm ndaj Rusisë dhe për t’u bërë ballë sulmeve të intensifikuara të Moskës.

Ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë mes të tjerash mbi stërvitjen e planifikuar të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme

Stërvitja e quajtur “Steadfast Noon,” mbahet pothuajse në të njëjtën periudhë çdo vit dhe zgjat rreth një javë. Pjesë e stërvitjes janë avionë luftarakë të aftë për të mbajtur mbushje bërthamore, por aty nuk përfshihen bomba aktive.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë lidhur me gatishmërinë e aleancës.

"Takimi i NATO-s ka synimin që të sigurohemi se jemi gati për çdo gjë. Kjo është detyra e kësaj aleance, të sigurohet që 30 partnerët së bashku të jenë gati për çfarëdo skenari. Dhe ne vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Stërvitja është pjesë e kësaj gatishmërie," tha ai.

Katërmbëdhjetë vende anëtare të NATO-s do të përfshihen në stërvitjen, e cila ishte planifikuar përpara se Rusia të filonte agresionin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Modifikuar më Premte, 14 October 2022 08:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...