Trump sulmon Guvernatorin e Florida-s: I mungon besnikëria! Në 2017 më erdhi i dëshpëruar dhe më tha…

Premte, 11 November 2022 09:04

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Trump nënçmoi ish nxënësin e tij politik si një guvernator “mesatar”, që i mungonte “besnikëria”.

 

DeSantis, 44 vjeç, fitoi në zgjedhjet e të martës, duke vulosur statusin e tij si ylli më i ndritshëm në rritje i partisë republikane.

 

Ai pritet gjerësisht të kandidati për emërimin e partisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Por Trump, 76 vjeç, duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa të qëndrojë në rrugën e tij.

Ish-presidenti, i cili ka mbështetje ne bazën e partisë do të ishte një kundërshtar i frikshëm për zotin DeSantis, ose çdo republikan tjetër që guxon ta sfidojë atë.

Në një deklaratë të gjatë të enjten mbrëma, Trump e konsideroi guvernatorin e Floridës si një peshë të lehtë politike, i cili kishte ardhur tek ai “në formë të dëshpëruar” kur kandidoi për mandatin e tij të parë në detyrë në 2017.

“Roni kishte miratim të ulët, sondazhe të këqija dhe pa para, por ai tha se nëse unë do ta mbështesja atë, ai mund të fitonte,” tha Trump. “E rregullova edhe fushatën e tij, e cila ishte shkatërruar plotësisht”.

Modifikuar më Premte, 11 November 2022 10:51

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...