Të luftojmë të djathtën, të mbrojmë OJQ-të/ Soros çon të birin në Davos

E Enjte, 19 Janar 2023 11:44

Mungesa e tij ngriti shumë reagime te e djathta amerikane, ndërkohë që në samit ishte i pranishëm i biri, Alexander Soros, që u pa i afërt me politikanët ballkanikë.

 
 Samiti po humbet gjithmonë e më shumë rëndësinë, ndërsa ka hasur në akuza të vazhdueshme se po vepron si një qeveri globale e pavotuar.

Sipas Fox News, në një prej këtyre paneleve u mor angazhimi për të luftuar ‘krahun e djathtë’ dhe për të rikthyer besimin e humbur te organizatat joqeveritare.

Richard Edelman, president i kompanisë globale të komunikimit 'Edelman', tha se një nga gjërat më të trishtueshme që ka përjetuar ai vitet e fundit, ka qenë përkeqësimi i besimit te OJQ-të.

Ai tha se kompanive tani u besohet më shumë se OJQ-ve në trajtimin e çështjeve të shoqërisë civile.

“Hipoteza ime mbi këtë është se grupet e krahut të djathtë kanë bërë një punë vërtet shumë të mirë për të hequr besimin te OJQ-të. Ata kanë sfiduar burimet e financimit. Ata ju kanë lidhur me Bill Gates dhe George Soros,” tha ai.

Soros është një mega-donator i kauzave të majta me OJQ-të e tij. Në total, mbi 32 miliardë dollarë janë shpenzuar prej tij në disa vite për OJQ-të.

Kujtojmë se kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se vendimi i Departamentit të Shtetit për shpalljen non-grata, vjen për shkak të informacioneve që kanë dërguar OJQ-të e Sorosit në Uashington.

Edhe vetë Departamenti i Shtetit e ka pranuar këtë fakt.

Modifikuar më E Enjte, 19 Janar 2023 11:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...