×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përgjaket Londra, 30 vrasje në 90 ditë

Tuesday, 03 Prill 2018 12:26

Për  herë të parë në histori, Londra bëhet një qytet më i dhunshëm se New York. Nga fillimi i vitit në kryeqytetin britanik janë shënuar 30 vrasje, e fundit prej te cilave një ditë më parë.

Një 17-vjeçare u qëllua për vdekje me armë zjarri në veri të Londrës mbrëmjen e së hënës, ndërsa një 16 vjeçar u plagos rëndë në një sulm tjetër me thikë.

Vetëm mes 14 dhe 20 marsit kanë humbur jetën të paktën 8 persona, të gjithë nën moshën 30-vjeçare. Rreziku i vjedhjeve në banesa është 6 herë më i lartë se sa në metropolin amerikan,

Ai i grabitjes 1 herë e gjysmë, ndërsa ai i pësimit të një akti të dhunshëm seksual tre herë më i lartë. Shifrat kanë vënë në alarm londinezët.

Autoritetet lokale po përpiqen të sigurojnë banorët duke theksuar se qyteti mbetet një prej më të sigurtëve në botë. Policia e kryeqytetit  njoftoi  mobilizimin e 100 efektivëve të tjerë për t’u përballur me krimet. Ndërkaq në Neë York është  shënuar një reduktim i akteve kriminale. Në 20 vitet e fundit, vrasjet  janë ulur nga 2 mijë në 230 në vit.

Modifikuar më Tuesday, 03 Prill 2018 17:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...