Hunter Biden kishte një spiun në FBI që informonte kinezët (që sponsorizuan ekspozitën e Ramës)

E Enjte, 23 Mars 2023 08:35
Gazeta e njohur amerikane, New York Post, publikoi një shkrim sot ku theksohet se djali i diskredituar i presidentit amerikan, Hunter Biden, kishte një spiun në FBI, i cili informonte partnerët e tij kinezë se ishin nën hetim.

Gazetarja Miranda Devine shkruan se Komisioni i Mbikëqyrjes i Kongresit ka nisur hetimet ndaj këtyre pretendimeve bombastike nga dr. Gal Luft, një ish-kolonel izraelit me lidhje të thella me inteligjencën amerikane dhe kineze.

 
Luft është arrestuar në Qipro, por ai thotë se qëllimi i prangosjes së tij ishte që të mos zbulonte ato që ai di për familjen Biden dhe korrupsionin në FBI.
 

56-vjeçari Luft u arrestua teksa po hipte në një avion për Izrael.

“Jam arrestuar në Qipro me një kërkesë ekstradimi të motivuar politikisht nga SHBA. Ata pretendojnë se jam trafikant armësh. Do ishte qesharake po të mos ishte tragjike. Nuk kam qenë kurrë një trafikant armësh. Departamenti i Drejtësisë po më gropos mua që të mbrojë Joe, Jim dhe Hunter Biden”, tha ai.

Përmes avokatit amerikan, Luft thotë se ka tentuar 4 vjet më parë që të informojë Departamentin e Drejtësisë se kompania kineze e kontrolluar nga shteti, CEFC, ka paguar 100 mijë dollarë në muaj për djalin e presidentit, Hunter Biden dhe 65 mijë dollarë për vëllanë Jim, në shkëmbim që të përdorë lidhjet e tyre me FBI-në për të promovuar nismën kineze “Një brez, një rrugë”.

Luft thotë se presidenti i CEFC, Ye Jianming i kishte thënë se kanë një burim të lartë në FBI, i cili njihej me emrin ‘Një Sy’.

Kompania kineze ka paguar miliona dollarë për familjen Biden. Të dhënat po zbulohen së fundmi edhe nga Kongresi amerikan.

E njëjta kompani ka sponsorizuar ekspozitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Hong Kong.

Edhe këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka ka punuar për kompaninë kineze CEFC. Ky fakt del edhe zyrtarisht në padinë e ngritur ndaj agjentit të FBI, Charles McGonigal.

Para disa ditësh, mediat amerikane raportonin se McGonigal ka bllokuar hetimet për kompaninë kineze CEFC.

Modifikuar më E Enjte, 23 Mars 2023 08:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...