Zgjedhjet në Greqi: Mitsotaqis i qendrës së djathtë përshëndet fitoren e madhe, por i duhet shumica

Hënë, 22 May 2023 09:01

 

Kryeministri konservator i Greqisë Kyriakos Mitsotaqis ka fituar zgjedhjet kombëtare, duke e përshëndetur fitoren e madhe të partisë së tij si një "tërmet politik".

Partia e tij e qendrës së djathtë “Demokracia e Re” po shkonte në pothuajse 41% të votave, pesë vende më pak se një shumicë, njofton BBC.

 

Rivali i tij i qendrës së majtë Alexis Tsipras e uroi atë, me partinë e tij Syriza me një rezultat të dobët prej 20%.

 

Zoti Mitsotaqis tha se rezultati tregoi se grekët i kishin dhënë partisë së tij një mandat për një qeveri katërvjeçare.

"Populli donte zgjedhjen e një Greqie të drejtuar nga një qeveri e shumicës dhe nga “Demokracia e Re” pa ndihmën e të tjerëve," tha ai në një fjalim pas fitores.

Disa orë më herët, mbështetësit e partisë në Athinë brohoritën ndërsa një sondazh në fund tregonte shkallën e papritur të fitores së “Demokracisë së Re”. Kur dolën rezultatet, ishte e qartë se sondazhet parazgjedhore e kishin nënvlerësuar diferencën prej 20 pikësh midis dy partive kryesore.

Me pothuajse të gjitha rezultatet e numëruara, partia e Mitsotaqis do të fitonte 146 vende, pesë vende më pak nga 151 që kërkoheshin për një shumicë. Një hartë votash e Ministrisë së Brendshme i tregoi të gjitha zonat zgjedhore të Greqisë, përveç njërës, të ngjyrosura me ngjyrën blu të “Demokracisë së Re”.

Vërejtjet e kryeministrit grek u morën si tregues se ai nuk do të kërkonte të ndante pushtetin me një parti tjetër, por do të shkonte për një raund të dytë në fund të qershorit, kur partia fituese merr vendet bonus.

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou do t'i ofrojë atij mundësinë për të formuar një koalicion, por tashmë është e qartë se ai do të refuzojë.

Rezultati ishte një pengesë e madhe për kreun e Syriza, Alexis Tsipras, i cili e përshkroi rezultatin e partisë së tij si "jashtëzakonisht negative". Ai erdhi në pushtet në vitin 2015 duke bërë fushatë kundër masave shtrënguese të paketave ndërkombëtare të shpëtimit, por në fund ra dakord me kërkesat e kreditorëve.

Qendra e djathtë ka qeverisur Greqinë për katër vitet e fundit dhe mund të mburret se rritja e vendit vitin e kaluar ishte afër 6%.

Fjala e zotit Mitsotaqis për kombin ishte se vetëm atij mund t'i besohej drejtimi i ekonomisë greke dhe konsolidimi i rritjes së fundit. Grekët duket se janë përgjigjur pozitivisht - më shumë se sa pritej.

Giorgos Adamopoulos, 47 vjeç, votoi për “Demokracinë e Re” disa qindra metra larg Akropolit në Athinë.

 

Greqia meritonte një formë më të mirë të politikës, i tha ai BBC-së, por ai e mbështeti zotin Mitsotaqis sepse ai ishte i impresionuar me rekordin e tij pas katër vjetësh si kryeministër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...