Kryeministri hungarez tregon sërish mbështetjen ndaj Trumpit: Rizgjedhja e tij mund të ndalojë luftën në Ukrainë

E mërkurë, 30 August 2023 22:20
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rizgjedhja si president e Donald Trump.

 

Në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës. Ai tha se kthimi i Trump në detyrë do të ishte “e vetmja rrugëdalje” nga konflikti dhe se çdo sugjerim se Kievi mund të fitonte luftën kundër Rusisë ishte “një gënjeshtër”.

“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit,” tha Orban. “Rizgjidhni sërish Trumpin… Ish-presidenti është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore”. Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, qeveria e Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe ka kërcënuar të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
 
Orban, aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit në BE, ka refuzuar të lejojë transferimin e armëve perëndimore përtej kufirit të përbashkët të Hungarisë me Ukrainën dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillonin bisedimet për paqe.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...