Bugaiski për BE-në: Bashkimi Europian nuk është mjaftueshëm serioz

E mërkurë, 04 October 2023 10:46
Analisti Janush Bugaiski ka folur në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, në të cilën ka komentuar sulmet e 24 shtatorit në Veri, si dhe raportet Kosovë-Serbi.

 

B: Zoti Bugaiski, çfarë mendimi keni për ngjarjen që tronditi Kosovën mëngjesin e 24 shtatorit, sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës?

 

I: Nuk do e quaja thjesht një sulm terrorist, mendoj se ishte një sulm shtetëror nga Serbia kundër Kosovës. Qartazi, sulmi u orkestrua nga qeveria serbe, nga shërbimi i sigurisë së Serbisë dhe qëllimi ishte të provokonte më tej tensionin dhe paqëndrueshmërinë dhe mendoj se ishte një provë për veprime të mëtejshme. Mendoj se është pjesë e një motivi përshkallëzimi që mendoj se Vuçiçi do e përdorte herë pas here për të minuar sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

B: Edhe disa ditë pas sulmit, Milan Radoiçiç i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe mori përsipër organizimin e këtij sulmi por refuzoi përfshirjen e Beogradit zyrtar. Është kjo një përpjekje për të mbrojtur presidentin serb nga ky sulm?

I: Më kujton mënyrën se si Moska refuzonte të kishte dorë në sulmin në Krime e cila çoi në aneksimin e Krimesë dhe rezultoi që sigurisht që ishin të përfshirë që prej fillimit. Deklarata të tilla nuk gënjejnë askënd. Të dhënat tregojnë se shërbimet e inteligjencës së Serbisë, shërbimet e sigurisë së Serbisë, paratë serbe dhe pajisjet luftarake të Beogradit nga Serbia janë duke përshkallëzuar krizën në rajon dhe janë të përqendruar kryesisht në Kosovë.

B: Se fundmi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se Kosova ka mandat për hetimet dhe Serbia duhet të bashkëpunojë. Mendoni se Serbia do të ketë vullnet? Pra për të bashkëpunuar me Kosovën?

I: Nuk e mendoj. Në cilat terma do të bashkëpunojnë? Nëse ata refuzojnë çdo lloj përfshirjeje në ato që janë duke ndodhur në Kosovë, qartazi ata janë duke u përpjekur të krijojnë konflikt, konflikte etnik. Po përpiqen të tregojnë sikur minoritetet janë duke u shtypur. Duan të destabilizojnë vendin. Mendoj se të gjitha këto hetimet duhet të kryhen nga ndërkombëtarët. Duhet të kryhen nga NATO-ja, nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara. Mendoj se kjo është mënyra e vetme ti shkojmë në fund gjësë dhe të zbulojmë kush fshihet nga pas. Përndryshe mendoj që thjesht po humbasim kohën.

B: BE-ja ka deklaruar se është në pritje të rezultateve të hetimit për të pasur një panoramë të gjerë të ndodhive. Çfarë rrezikon Serbia? Do të ketë sanksioni ndaj saj?

I: Në rastin më të mirë po, do të ketë sanksione ndaj çdo veprimi të ndërmarr nga ana e Vuçiç, përfshirë këtu sulmin ndaj trupave të NATO-s përpara disa muajsh. Megjithatë asnjë masë nuk është marre në të vërtetë. Madje ka ndodhur e kundërta. Vuçiçi është lavdëruar dhe ka marrë përfitime nga më të ndryshmet nga BE-ja. Fatkeqësisht BE-ja nuk është mjaftueshëm serioze për të marre masa serioze kundër një shteti, kundër një qeverie e cila po destabilizon rajonin. Pra, unë nuk pres ndonjë sanksion të madh nga BE-ja

B: Si e shikoni qasjen e Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell në këtë proces. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka akuzuar ato se mbajnë anën e Serbisë.

I: Ose mbajnë anën e Serbisë ose është kthyer në një lloj rutine. Dalin me mocione, bëjnë deklaratat e duhura, udhëtojnë, udhëtojnë shumë në të dyja kryeqytetet dhe në fund të ditës jo vetëm që nuk kemi asnjë rezultat por kemi të kundërtën e progresit, kemi regres. Pra mendoja që në fakt asnjë prej tyre nuk duhet të shërbeje më si i dërguar pasi kanë dështuar në punën e tyre. Nëse do ishin në çdo pozicion tjetër do të ishin zëvendësuar. Nëse pas gjithë këtyre viteve nuk mund të normalizoni dhe të krijoni marrëdhënie dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë atëherë politika juaj ka dështuar.

B: Dhe si e shikoni zhvillimin e dialogut tani? Ka dështuar BE-ja dhe do të nevojitet një format tjetër dialogu midis Kosovës dhe Serbisë?

I: Pasi Vuçiçi deklaroi se Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën, gjë të cilën e tha para pak ditësh, do të thotë se gjatë regjimit të Vuçiçit nuk ka për të pasur një normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve, pra çfarë kuptimi kanë diskutimet? Mund të zgjidhni çështje të tjera siç janë zgjidhur sipas procesit të Brukselit gjatë viteve, por çështjet thelbësore thjesht nuk mund ti përballojë BE-ja. Mendoj se formati duhet të jetë i gabuar në këtë rast. Diplomatët e përfshirë si dhe formati kanë dështuar, kështu që ato duhen rishikuar dhe duhet të ketë më shumë presion ndaj Serbisë që të zbatoje marrëveshjet dhe të ece nëse jo drejt njohjes zyrtare, të paktën të mos bllokojë rrugën e Kosovës për njohje në vende të tjera si dhe anëtarësimin e saj në organizata të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...