Terrori i Hamasit/ NY Post: Dështuan politikat e Biden, mes tyre edhe ajo për goditjen e muxhahedinëve në Shqipëri

Hënë, 09 October 2023 16:44
Nga Miranda Devine, New York POST
 

Sulmi i fundjavës nga terroristët e Hamasit, të sponsorizuar nga Irani ndaj Izraelit, thuhet se verboi inteligjencën amerikane dhe izraelite. Si ishte e mundur?

Çdo postmortum i asaj që shkoi keq duhet të përfshijë:
 
-Preokupimi i administratës Biden me marrëveshjën e saj djallëzore bërthamore me Iranin, i ashtuquajturi Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, i nisur nga administra e Obamës, i hequr nga Trump dhe i ringjallur nga presidenti Biden dhe Sekretari i tij i Shtetit, Antony Blinken.
 
-Goditja më e fundit e një rrjeti spiunësh iranianë që thuhet se kishte arritur nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit.
 

-Goditja ndaj grupit disident anti-iranian, MEK në Shqipëri në qershor.

PAQËTIMI

I njëjti tru Biden-Blinken, përgjegjës për dështimin në Afganistan, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka qetësuar regjimin terrorist në Teheran që nga dita e parë.

Ata spoa liruan 6 miliardë dollarë shtesë për Iranin, lehtësuan sanksionet, derdhën qindra milionë dollarë në Gaza dhe tradhtuan disidentët iranianë, të gjitha për të fituar favorin e Teheranit.

Ka edhe favore të paqëllimshme, si armët amerikane të lëna pas në Afganistan, të cilat më pas gjetën rrugën e tyre drejt fraksioneve palestineze në Rripin e Gazës, sipas një raporti të ‘Newsweek’ në qershor.

Biden po ashtu e ka pasur të vështirë që të fshehë përbuzjen e tij për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, qeverinë e të cilit ai e ka quajtur ‘ekstremiste’.

Propaganduesit e administratës këmbëngulën gjatë fundjavës se 6 miliardë dollarët e kthyer në Iran do të përdoreshin vetëm për qëllime humanitare dhe mjekësore dhe se do monitoroheshin rreptësisht. Sigurisht.

Kjo nuk ishte ajo që presidenti iranian, Ebrahim Raisi i tha Lester Holt të NBC gjatë muajit të kaluar. “Këto para i përkasin Republikës Islamike të Iranit,” tha Raisi. “Dhe natyrisht ne do të vendosim t’i shpenzojmë kudo që të kemi nevojë”.

Çdo dollar prej 6 miliardë dollarëve që Irani shpenzon në vend për ‘ilaçin’, liron një dollar tjetër për t’ua dhënë përfaqësuesve terroristë nga Hamasi.

RRJETI I SPIUNËVE

I dërguari i administratës së Biden për Iranin, i zgjedhuri në mënyrë virulente si anti-izraelit, Robert Malley, u hoq në heshtje nga lista e pagesave në qershor dhe iu pezullua certifikata e sigurisë në pritje të një hetimi nga FBI për shkelje të sigurisë.

Departamenti i Shtetit ka qepur gojën në lidhje me skandalin, por Lee Smith shkroi në Tablet javën e kaluar se Malley dyshohet se kishte ndihmuar në ‘financimin, mbështetjen dhe drejtimin e një operacioni të inteligjencës iraniane, të krijuar për të ndikuar në SHBA dhe qeveritë aleate’ dhe ndihmoi që një agjent iranian i infiltruar të depërtojë në disa nga ‘pozicionet më të ndjeshme në qeverinë amerikane- fillimisht në Departamentin e  Shtetit dhe më pas në Pentagon’.

Raportimi bazohet në mijëra emaile ndërmjet diplomatëve dhe analistëve iranianë, të marra nga Iran International, një media e emigrantëve opozitarë me bazë në Londër, dhe të shpërndara në Semafor.

Malley më parë ishte negociatori kryesor i administratës Obama për marrëveshjen fillestare bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Një nga veprimet e para të Biden-it, kur u bë president, ishte emërimi i Malley-t si i dërguari special për Iranin.

Çfarë efekti patën aktivitetet e supozuara të Malley në emër të Iranit në aftësitë e inteligjencës së SHBA në sulmin e së shtunës ndaj Izraelit?

GODITJA E MEK

Më 20 qershor, qeveria shqiptare bastisi selinë e Mujaheedeen-e-Khalq, ose MEK, grupit opozitar iranian në mërgim, që më parë ishte zhvendosur në Shqipëri nga Iraku, nën mbrojtjen e qeverisë së SHBA.

Ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence ishin ndër mbështetësit të profilit më të lartë të MEK në administratën Trump.

Por duket se mbrojtja e SHBA u tërhoq nëntorin e kaluar, kur Departamenti i Shtetit deklaroi se: “Shtetet e Bashkuara nuk e shohin MEK-un si një lëvizje të qëndrueshme opozitare demokratike që është përfaqësuese e popullit iranian”.

Malley u tregua me gisht nga 23 ish-ligjvënës të profilit të lartë amerikanë dhe intelektualë pro-izraelitë, duke përfshirë ish-Prokurorin e Përgjithshëm Michael Mukaesy, ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, ish-senatorin Joe Lieberman dhe profesorin Alan Dershowitz, të cilët lëshuan një deklaratë ku denonconin mohimin e MEK nga Departamenti i Shtetit.

Ata kritikuan Malley për atë që e përshkruajnë si një ‘tradhti flagrante’ ndaj popullit iranian:

“I dëshpëruar për të ringjallur Planin e Përbshkët Gjithëpërfshiërs së Veprimit, i dërguari i SHBA, Robert Malley ka kërkuar të qetësojë qeverinë iraniane duke diskredituar publikisht një nga grupet kryesore të opozitës së regjimit... Çfarë veprimesh të mëtejshme qetësimi synon të ofrojë zoti Malley për t’i kthyer homologët e tij iranianë në tryezën e bisedimeve?”

Pyetje e mirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...