Deputetja britanike: Serbia të dorëzojë Radoiçiçin institucioneve kosovare të drejtësisë

E mërkurë, 11 October 2023 22:03
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, sërish ka ngritur zërin për sulmin terrorist në veri të Kosovës.
 

Në një lidhje direkte me Iva Tare, atlanticcouncil, Kearns ka thënë se është zhgenjyese se si BE-ja ende nuk ka reagim të arsyeshëm për rastin.

Tutje ka kërkuar që Serbia të dorëzojë Radoiçiqin institucioneve kosovare të drejtësisë.

“Ne e kemi parë se çfarë ka ndodhur, në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës. Por jemi  thellë të zhgënjyer për mungesën e vazhdueshme të përgjigjes perëndimore ndaj një përshkallëzimi tjetër nga Serbia. Për këtë edhe Britania e Madhe ka dërguar trupa shtesë në Kosovë. Beogradi duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin në mënyrë që ai të gjykohet në Kosovë”, u shpreh Kearns.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës.

“Prokurori po e ndjek atë për krime serioze, të cilat ai vetë i ka pranuar. Hetimi do të vazhdojë dhe më pas do të ngrihet aktakuzë. Kjo do të tregojë se prej nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme. Zbulimi i kësaj është obligimi ynë ndërkombëtar dhe kjo do të bëhet”, tha Vuçiq më 11 tetor, gjatë një vizite në një institut mjekësor në Beograd të Serbisë.

Ai shtoi se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.

Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq konfirmoi se në Serbi më 21 tetor do të arrijnë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...