Soros, armiku i madh i Perëndimit

Hënë, 30 October 2023 22:11

Nga Lodovica Bulian, Il Giornale

Edhe miliarderi dhe filantropi George Soros është në listën e donatorëve, që ndër vite ka mbështetur me një lumë parash, galaksinë që nën vellon humanitare, sot justifikon sulmin e Hamasit më 7 tetor.

 

George Soros, me origjinë hungareze, i cili u arratis nga dëbimet naziste, ka dhuruar 15 milionë dollarë që nga viti 2016 për grupet që sponsorizojnë disa nga organizatat jofitimprurëse që përcjellin ideologjitë anti-izraelite.

Një paradoks, duke qenë se vetë Soros është shpesh objektiv i sulmeve antisemite, por fondacioni i tij, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, nuk ka spikatur kurrë në mbështetje të Tel Avivit. Madje e kundërta.

Siç shpjegon New York Post, me kalimin e kohës ai ka dhuruar 13.7 milionë për Tides Centers, një grup i krahut të majtë, i njohur për financimin e organizatave të politizuara mbi çështjet sociale, emigracionin dhe kauzën palestineze në një mënyrë anti-izraelite. Mjafton të gërmoni në rrjet për Tides për të kuptuar se deri në çfarë mase. Tides mbështet ndër të tjera një OJQ të quajtur Samidoun, e njohur edhe si Rrjeti i Solidaritetit të të Burgosurve Palestinezë, që kundërshton ndalimin e aktivistëve pro-palestinezë nga shteti i Izraelit. Po ashtu, lufton në mbrojtje të personave të arrestuar në vendet perëndimore për përfshirjen  e tyre në aktivitet të supozuar terrorist.

Samidoun sponsorizohet nga Aleanca për Drejtësi Globale, një rrjet i krahut të majtë që mbështet deri në 140 projekte pro-Palestinës, por edhe projekte të kufijve të hapur për emigrimin.

Qendra e Kërkimeve Mediatike, një institut konservator amerikan, ditët e fundoi i shkroi Sorosit duke i kërkuar të ndalonte financimin pasi është në kundërshtim me linjën e Shteteve të Bashkuara. “Por ai duket i vendosur të mbështesë organizatat antisemite në kundërshtim me qytetërimin perëndimor,” tha presidenti Dan Schneider.

Ndër përfituesit e Tides, financuar nga Soros, është Projekti i Drejtësisë Adalah, me qendër në Illinois, i cili në ditët e masakrës publikoi në rrjetet sociale një foto të një buldozeri që shemb një pjesë të gardhit kufitar izraelit me mbishkrimin: “Kolonizatorët izraelitë besonin se mund të mbanin në kurth deri në pafundësi 2 milionë njerëz”.

Në vitin 2020, ai dhuroi 34 milionë dollarë për projekte në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut. Ai gjithashtu mbështeti disa OJQ si Al Haq dhe Al Mezan- që Izraeli i ka futur në listën e zezë, duke alarmuar financuesit ndërkombëtarë, sepse ato konsideroheshin të afërta me organizata terroriste si Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Dhe pastaj ka donacione për OJQ-të të merren me të drejtat e emigrantëve dhe refugjatëve. Për këtë arsye, Soros shpesh përfundonte në fokus të qeverive evropiane që kundërshtonin emigracionin.

Një përplasje ndodhi në vitin 2018 me ministrin e Brendshëm të atëhershëm Salvini, i cili e akuzoi Sorosin se donte ‘të mbushte Italinë dhe Europën me emigrantë’. Fondacioni reagoi duke thënë se këto janë deklarata të rreme, duke kujtuar se janë organizata e dytë më e madhe filantropike në botë, për ‘subvencionimin e grupeve të përfshira në çështje sociale, përfshirë emigracionin’.

“Financimi ynë ndihmon organizatat që punojnë në Itali me sfidat e paraqitura nga emigrimi. Ne nuk ofrojmë mbështetje për OJQ-të në Mesdhe, edhe pse i vlerësojmë këto përpjekje humanitare,” saktësuan ata.

Modifikuar më Hënë, 30 October 2023 22:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...