Skandali mediatik në Gjermani/ Si u ‘ble’ gazetari i famshëm nga Putini

E mërkurë, 15 November 2023 12:01

Nga Robert Becker, BILD

Është një skandal i pabesueshëm mediatik: Gazetari gjerman dhe eksperti i Putinit, Hubert Seipel, thuhet se ka marrë disa qindra mijëra euro pagesa sekrete nga Rusia.

Siç raportojnë ekskluzivisht ZDF dhe SPIEGEL, Seipel thuhet se ka marrë gjithsej 600 mijë euro në një ‘marrëveshje sponsorizimi’ nga marsi 2018. Shuma ishte menduar për një libër të gazetarit. Bëhet fjalë për një libër mbi “peizazhin politik në Federatën Ruse”.

Sponsor kryesor është një kompani ruse. Sipas ZDF, pas saj qëndron oligarku rus, Alexei Mordashov. Mordashov është një i besuar i ngushtë i Putinit dhe ka qenë në listat e sanksioneve të SHBA dhe BE që nga shkurti i vitit 2022.

 
 

Libri i sponsorizuar u botua në vitin 2021 me titullin: “Fuqia e Putinit: Pse Europa ka nevojë për Rusinë”. Shtëpia botuese Hoffman&Campe, e cila botoi librin, mohoi se kishte dijeni për pagesën.

Dhe kjo nuk duket se ka qenë pagesa e vetme e Kremlinit për Seipel: ZDF gjithashtu raporton se gazetari kishte nënshkruar një kontratë të ngjashme edhe në vitin 2013- atëherë ndoshta ishte për librin e tij të parë për despotin e Kremlinit, Vladimir Putin, me titull: “Brenda pushtetit të Putinit”, botuar sërish nga Hoffman&Campe.

Tani shtëpia botuese po ndalon shitjet e librave të Seipel për Putinin. Botuesi nga Hamburgu njoftoi të martën se për shkak të raportimeve në media, ka vendosur të mos i ofrojë këto libra në shitje.

Norddeutscher Rundfunk (NDR) njoftoi gjithashtu të martën në mbrëmje se po shqyrtonte hapat ligjorë. Sipas informacioneve, gazetari, fitues i çmimit Grimme, prodhoi një dokumentar për Putinin për transmetuesin publik ARD në vitin 2012 dhe realizoi në vitin 2014, intervista me presidentin rus dhe sinjalizuesin Edward Snowden, i cili u largua nga SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...