Donatori kryesor tërheq mbështetjen për Nikki Haley: Nuk ka shans fitoreje

Hënë, 26 February 2024 13:16

 

FOX NEWS

AFP Action, krahu konservator i grupit të fuqishëm dhe me ndikim ‘Americans for Prosperit’y, i financuar nga miliarderi Koch Brothers, ka tërhequr financimin për fushatën presidenciale të Nikki Haley-it. 

 

Në një email drejtuar stafit, të marrë nga Fox News, këshilltarja e lartë e AFP Action, Emily Seidel tha se grupi nuk besonte se "ndonjë grup i jashtëm mund të bëjë një ndryshim konkret për t'i hapur rrugën Haley-it drejt fitores".

"Ndërsa ne do të vazhdojmë ta mbështesim, do të përqendrojmë burimet tona atje ku mund të bëjmë ndryshimin. Dhe ky është Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA," shkroi Seidel. 

Lajmi u raportua për herë të parë nga Politico më herët të dielën.

AFP Action e mbështeti Haley-n në nëntor, duke i dhënë asaj një nxitje të madhe në bazë dhe në anën organizative. Rrjeti konservator fiskal nisi një fushatë reklamash në emër të Haley-it në janar, duke përfshirë postime, reklama dixhitale dhe spote televizive.

AFP Action, që u zotua të shpenzojë dhjetëra miliona dollarë për të ndihmuar Partisë Republikane të anashkalojë ish-presidentin Trump, ndërsa mbështeti Haley-in në fund të nëntorit, tha muajin e kaluar se po financonte 27 milionë dollarë pas kësaj vale të re në fushatën e tyre.

Lajmi erdhi pasi rivali i Haley-t, ish-presidenti Trump, fitoi zgjedhjet paraprake të partisë në shtetin e origjinës së Haley-t në Karolinën e Jugut të shtunën.

Pavarësisht humbjes dhe sfidës për t'u larguar nga gara, Haley ka thënë se nuk është "fundi i historisë sonë" ndërsa ajo udhëtoi të dielën për në Michigan para zgjedhjeve paraprake të shtetit të martën.

Në më pak se 24 orë pas humbjes së saj në mbrëmjen e së shtunës, fushata e Haley-it tha se ajo kishte mbledhur 1 milion dollarë "vetëm nga mbështetësit bazë", raportoi më parë Fox News.

Fushata e Haley-t argumentoi se paratë e mbledhura "demonstrojnë fuqinë e qëndrueshme të Haley-t dhe simpatinë e saj për një pjesë të gjerë të publikut amerikan".

E pyetur të dielën për humbjen e fondeve nga AFP Action, Haley tha se "nuk ishte e shqetësuar".

"Americans for Prosperity ishin një partner i mrekullueshëm. Ata besojnë fuqishëm në liri, në qeverisjen e kufizuar, në të gjitha gjërat që besoj unë si konservatore. Dhe ata kanë qenë fantastikë në këto shtete," tha Haley, duke u zotuar të vazhdojë të luftojë "për 70% të amerikanëve që nuk duan të shohin një revansh Trump-Biden".

Me fitoren e tij të shtunën në garën e parë në jug, Trump ka fituar të gjitha zgjedhjet paraprake në kalendarin e deritanishëm të Partisë Republikane. Performancat e tij kanë lënë pak hapësirë manovrimi për Haley-n, ish-ambasadoren e tij në OKB.

Megjithatë, Haley këmbëngul se ajo do të rezistojë edhe me presionin në rritje për të braktisur kandidaturën e saj dhe për ta lënë Trump të përqendrohet tërësisht te presidenti demokrat Joe Biden.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...