‘S’mund të lejoj një vrasës të më ndryshojë axhendën’/ Trump do niset për në Milwaukee, siç ishte planifikuar

Hënë, 15 July 2024 09:17
 

Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar se ai po planifikon të udhëtojë në Wisconsin për konventën e Partisë Republikane sipas planeve të tij fillestare, pavarësisht nga ngjarjet tronditëse të së shtunës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Trump pranoi se kishte planifikuar të vononte udhëtimin e tij konventë për shkak të “ngjarjeve të tmerrshme të djeshme”. 

“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do ta shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe Konventën Kombëtare Republikane me dy ditë, por sapo vendosa që nuk mund të lejoj që një “qitës” ose vrasës të mundshëm, të detyrojë ndryshimin e orarit, apo çdo gjëje tjetër”, ka shkruar ish-presidenti.

“Prandaj, unë do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar, në orën 15:30 SOT. Faleminderit”, shkroi Trump në Truth Social.

Dy minuta më vonë, Trump postoi një përditësim të shkurtër duke u shprehur: “BASHKONI AMERIKËN!”

Modifikuar më Hënë, 15 July 2024 09:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...