Ish-rivalët republikanë mbështesin Trump: Të bashkojmë kombin....

E mërkurë, 17 July 2024 10:57
 
 

Një nga një, rivalët e mposhtur të Donald Trump për nominimin republikan të vitit 2024 dolën në skenë për të treguar mbështetjen e tyre në Konventen republikane gjatë ditës së dyte të zhvillimit të saj.

Trump buzëqeshte herë pas here teksa shikonte ish-kundërshtarët e tij Nikki Heilej dhe Ron DeSantis duke shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidaturën e tij.

“Do të filloj duke e bërë një gjë krejtësisht të qartë: Donald Trump ka miratimin tim të fortë, pike. Për hir të kombit tonë, ne duhet të shkojmë me Donald Trump”, i tha Heilej turmës.

Ajo tha se Trump i kishte kërkuar asaj të fliste në konvente në emër të “unitetit”.

Fjalimi i zonjes Heilej ishte mbështetja e saj më e drejtpërdrejtë për kandidatin republikan deri më tani. Dhe kur ajo deklaroi mbështetjen e saj, Trump qëndroi dhe duartrokiti.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis që u rendit i treti në primaret e republikanëve mori një pritje shumë më entuziaste nga turma se Niki Heilej

Ai i kërkoi republikaneve që të mblidhen pas Trump. “Ne nuk mund ta lëmë atë poshtë, dhe ne nuk mund ta lëmë Amerikën të zhgënjejë”,  tha zoti DeSantis.

Ai gjithashtu hodhi akzua për moshën e zotit Biden, një çështje që aktualisht po shqetëson Partinë Demokratike. “Ne kemi nevojë për një komandant të përgjithshëm që mund të udhëheqë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë,” tha ai. Në pjesën tjetër të takimit diskutimet u përqëndruan te kalimet e emigrantëve në kufi, krimi dhe një angazhim gjithëpërfshirës për të mposhtur Biden.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...